SHQIP NË BOTË
Sadiku shënon në fitore
10 April, 2016 @17:50
Sulmuesi tashmë i pazëvendësueshëm te skuadra e Vaduzit, Armando Sadiku, ka konfirmuar formën e tij të mirë me golin e shënuar sot në ndeshjen kundër St. Gallenit.
Sadiku shënoi njëri prej tre golave te skuadra e Vaduzit, e cila e mposhti kundërshtarin me rezultat 3-0.
Për Sadikun ky është goli i nëntë në kampionatin zviceran, që e bën atë golashënuesi i dytë më i mirë shqiptar në Zvicër, pas Shani Tarashajt të Grasshoppersit që ka dy gola më shumë.
Te skuadra e St. Gallenit në këtë ndeshje ishte titullar sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, i cili mbeti në fushë deri në minutën 49’ pasi u zëvendësua më pas.
Vaduz - St. Gallen 2-0 (Armando Sadiku 8')
Goli i Armando Sadikut sot në ndeshjen kundër FC St.Gallen 1879
Posted by Borozani.com on Sunday, 10 April 2016