NË PEJË
Dueli i goleadorëve, pa gola!
10 April, 2016 @15:55
Në njërën anë Kastriot Rexha, në anën tjetër Blerand Kurtishaj.
Dy golashënuesit më të mirë aktual të Superligës janë përballur me ekipet e tyre mes vete sot në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, por rrjetat nuk u prekën fare.
Besa me trajnerin e ri Ilir Nallbani dhe Trepça’89 me Gani Sejdiun në krye nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e golit, përkundër se kanë pasur raste.
Kastriot Rexha ka pasur mundësi të shënojë për Besën, ndërsa te mitrovicasit është dalluar Shpëtim Idrizi e Adeleke Akinyemi, por më kot.
Në fund, skuadrat kanë ndarë pikët.