NË MERDARE
Pas 5 xhirove, vjen fitorja
10 April, 2016 @15:44
Skuadra e Llapit më në fund i është kthyer fitores në Superligë.
Ekipi i Tahir Batatinës ka shënuar fitore komode ndaj Vushtrrisë së fudosur sot, me një gol të shënuar në pjesë të parë dhe dy të tjera në pjesë të dytë.
Korneri i krosuar nga Visar Zogiani ka gjetur Alban Mavriqin që ka shënuar për epërsinë fillestare në ndeshje.
Ndërsa në pjesë të dytë Hamdi Namani i futur si zëvendësues ka përcaktuar dilemat e fituesit të ndeshjes, duke shënuar për 2-0 dhe krejt në fund për 3-0.
Vushtrria mbetet në kërkim të shpëtimit ende, derisa Llapi kërcen në pozitën e tretë.