SUPERLIGA TURKE
Meha me Konyasporin mposhtin Fenerin
9 April, 2016 @20:56
Me golat e Rangelov dhe Çamdali, skuadra e Konyasporit ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen e zhvilluar në shtëpi ndaj Fenerbahçes.
Skuadra në të cilën paraqitet anëtari i kombëtares shqiptare, Alban Meha, ka bërë që skuadra nga Stambolli ta humbë hapin në luftën për titull dhe kështu me një fitore të mundshme Besiktasi lider mund ta thellojë epërsinë e pikëve në tabelë. Kjo fitore e ngrit Konyasporin në vendin e tretë, ndërsa Feneri mbetet në të dytin.
Golin e vetëm për skuadrën e Fenerbahçes e shënoi Fernandao në fundin e pjesës së parë.
Vlen të përmendet që në këtë takim Alban Meha luajti për gjithsej 78 minuta.
All Goals HD - Konyaspor 2-1 Fenerbahce - 09-04… by footballEnLigne