TOVËRLANI - PAS NDESHJES
Ndërpremë serinë e Prishtinës, për të vazhduar tonën
9 April, 2016 @18:28
Afrim Tovërlani me Ferronikelin ka ndërprerë sot serinë e Prishtinës prej 3 fitoreve me radhë në Superligë.
Tovërlani ka mposhtur ish ekipin që ka drejtuar dhe ka luajtur si futbollist dikur.
“E fituam ndeshjen me vështirësi dhe nuk i përsëritëm 3-4 ndeshjet tona të fundit ku kemi dominuar. Megjithatë, mendoj se e kemi meritu fitoren,” ka thënë fillimisht Tovërlani pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës, prishtinafc.com.
“Prishtina ka filluar të konsolidohet dhe ne ia kemi ndalur serinë atyre për të vazhduar serinë tonë,” ka shtuar “Toki” në fund.
Ferronikeli është kampion aktual i Superligës dhe lider i klasifikimit. Tovërlani morri drejtimin e Ferronikelit në pushimin mes-sezonal.