MUNISHI - PAS NDESHJES
Nuk dorëzohemi
9 April, 2016 @18:04
Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, ka thënë se as ai e as ekipi i Hajvalisë nuk është dorëzuar në luftë për titull, përkundër se në dy ndeshjet e fundit fitoi vetëm një pikë.
“Jam i kënaqur me ekipin tim. Presioni e bëri të veten. Ne kemi me luftu deri në fund për titullin kampion. Nuk jemi dorëzuar, as lojtarët, as shtabi teknik e as kryesia,” ka thënë Munishi pas ndeshjes, shkruan faqja zyrtare e Hajvalisë.
Hajvalia ka barazuar sot ndaj Dritës në terrenin vendas 0-0. Xhiron e kaluar ishin mposhtur nga Liria 3-0. Ndërsa në xhiron e ardhshme do të luajnë ndaj Prishtinës.