ZONA CHAMPIONS
Icardi mban në garë Interin
9 April, 2016 @16:51
Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Frosinones, skuadrës së Roberto Mancinit i ka mjaftuar një gol i Mauro Icardit në pjesën e dytë që të largohet nga fusha me pikë të plota. Në një ndeshje të dominuar nga zikaltërit, ishte kapiteni Icardi që e zhbllokoi ndeshjen, duke shënuar golin e tij të 50 për Interin në 100 ndeshje të zhvilluara me këtë klub.
Interi e pati edhe më të lehtë menaxhimin e rezultatit kur Blanchard i Frosinones u ndëshkua me karton të kuq 10 minuta para fundit të takimit, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat minimal, rezultat ky tipik për Interin e këtij sezoni.
Kjo fitore bën që Interi edhe më tutje të mbetet në garë për zonën Champions, ndërsa Frosinone rrezikon seriozisht rënien nga Serie A.
Mauro Icardi Goal Frosinone 0-1 Inter Serie A by EntertainmentLive