NË DRENAS
Ferronikeli ndërpren serinë e Prishtinës
9 April, 2016 @15:52
Ferronikeli ka shënuar sot fitoren e 15 të stinorit duke e mposhtur Prishtinën në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Kampionit aktual i ka mjafuar një gol i shënuar nga Mendurim Hoti në fillim të ndeshjes, kur pranoi një top të mirë nga Mark Milicaj, për të shënuar me kokë për avantazh, që doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, Ferronikeli ka ndërprerë serinë e Prishtinës prej 3 fitoreve me radhë nën drejtimin e Fadil Berishës, që përjetoi humbjen e parë si trajner i ekipit bardhekaltër.
Në xhiron e radhës Ferronikeli i shkon Vushtrrisë, ndërsa Prishtina pret Hajvalinë.