Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I MBIJETUARI

Batatina, trajneri i vetëm që mbijeton stinorin

Batatina, trajneri i vetëm që mbijeton stinorin


9 April, 2016 @9:34

Trajneri i Llapit Tahir Batatina, tashmë është trajneri i vetëm i Superligës që është nga fillimi i stinorit në detyrë ende.

Me largimin e Arbnor Morinës nga Besa, Batatina ka mbetur trajneri i vetëm i një ekipi të Superligës që është në detyrë nga fillimi i stinorit 2015/16.

“Pas 12 vitesh kam kthyer ekipin në Superligë, kemi dalë nënkampion në vjeshtë, jemi në gjysmëfinale të Kupës dhe natyrisht që do ta kesh besimin e kryesisë,” ka thënë ai për Kohën Ditore sot, ndër të tjera.

Llapi është duke kaluar një stinor të mirë në Superligë dhe synon ende kreun.

Të gjitha skuadrat tjera të Superligës kanë ndërruar së paku një herë trajnerin këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga