NESËR, NË SKENDERAJ
T’i tregojmë vlerat
8 April, 2016 @19:24
Liria nesër udhëton për në Skenderaj. Futbollistët bardhezinjë nga Prizreni pas fitores ndaj Hajvalisë në fundjavën që shkoi kërkojnë rezultat pozitiv si mysafir.
Liria nuk ka fituar jashtë Prizrenit që nga shtatori, kur e patën mposht Istogun si mysafir.
Sidoqoftë, Drenica si vendas është skuadër që s’lëshon pikë kollaj. Kuqezinjtë e Fadil Ramës janë në kërkim të pikëve për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Të njejtën e kërkojnë edhe prizrenasit.
“Shpresoj që më në fund kemi arritur ngritje në lojën tonë. Kemi skuadër që ka vlera dhe ato do t’i tregojmë pikërisht ndaj Drenicës,” ka thënë Kushtrim Mazreku, kapiten i Lirisë për faqen zyrtare të klubit sot.
“Besoj që gjithë bashkëlojtarët do të japin maksimumin për të arritur këtë sukses,” ka shtuar Mazreku.
Përballja Drenica - Liria zhvillohet nesër me fillim në ora 14 në “Bajram Aliu” të Skenderajit.
Edhe Liria edhe Drenica kanë pikë të njejta aktualisht në klasifikim dhe përballja e nesërme mund të vendos shumë për fatin e tyre në vazhdim të stinorit.