MEDIAT ANGLEZE
Celina pret Guardiolën me entuziazëm
Nga: Daily Mail
8 April, 2016 @14:05
Futbollisti 19 vjeçar i reprezentacionit të Kosovës, Bersant Celina, është pranë renovimit të kontratës me Manchester Cityn.
City nga korriku i këtij viti do të drejtohet nga spanjolli Pep Guardiola, ndërsa Celina në një bisedë me Daily Mail ka thënë se me entuziazëm pret të sfidohet para katalonasit të dëshmuar me taktikat e tij.
“Ne të gjithë e dijmë stilin e tij të lojës. Merre topin, shpejt dhe mbaje. Pak e ngjajshme me lojën tonë aktuale - do të shihni stinorin tjetër. Ne kemi liri në lojë me top, por natyrisht aty do ketë edhe shumë taktizime. Në pjesën defanzive kërkohet shumë presing dhe gjëra të tilla,” ka thënë Celina për Daily Mailin sot.
Celina ka falenderuar trajnerin aktual të Cityt Manuel Pellegrini për mundësitë që ia dha, ndërsa ka thënë se ai ka qenë një ndihmë e madhe për të rinjtë e Cityt - të cilët i ka promovuar pa hezitim.
“Personalisht, ai ka qenë ndihmesë e madhe për mua. Ai është njëri që ma dha mundësinë që të paraqitem te një ekip kaq i madh. Jam shumë falenderues ndaj tij për mundësinë që ma dha dhe që po jep ende,” ka shtuar ai ndër të tjera.
Ndër të tjera, Celina ka bërë të ditur se dëshiron që të luaj futboll standard nga stinori tjetër dhe nëse këtë mundësi nuk do ta fitojë nga Guardiola do të kërkojë huazimin në një skuadër tjetër.
“Edhe pse nuk pres që të luaj çdo ndeshje stinorin tjetër, nëse i nevojitem Guardiolës, do të qëndrojë,” ka thënë Celina në fund.