5 PËR FUNDJAVË
Hija e Milanit!
Shkruan: Luan MORINA
8 April, 2016 @12:47
1. West Ham – Arsenal (e shtunë, ora 15n2)
Është absurde si akoma fansat e Arsenalit shpresojnë për titull! Të them të drejtën, personalisht mendoj që West Ham ka më shumë shanse të kualifikohet në Champions se sa Arsenali të bëhet kampioni.
Vërtetë është futboll anglez dhe kurrë asgjë nuk dihet, ama disa gjëra duhet perceptuar paksa. Sidoqoftë, Gunners gjejnë West Hamin në formën më të përkryer. Kanë nisur të shfaqin pak lodhje, por megjithatë ka shumëçka në tavolinë për të hedhur peshqiri i bardhë qysh tani. Për më tepër lojtarët e Bilic sikur kanë një shtytje tepër për të mposhtur ekipet e mëdha.
2. Tottenham – Manchester Utd (e diel, ora 5)
Tottenham ka akoma shanse për të fituar titullin. Janë pak reale, ama ekzistojnë. Për të dëshmuar se janë ekip kampioni duhet të mposhtin një United me ‘filozofi’ defensive.
Duhet të shpërthejnë atë ekip që luan futboll tepër italian. I kanë përbërësit e duhur për të bërë këtë, në të gjitha repartet, përfshirë edhe stolin janë më të mirë. Gjithçka do të varet nga dita e De Geas.
3. Schalke – Dortmund (e diel, ora 3e30)
Është ndeshje për tu fituar patjetër nga blutë. Javën tjetër i udhëtojnë Bayernit, dhe të mos fitosh asnjë pikë në atë luftë të ngushtë për dy pozitat e fundit që dërgojnë në Champions mund të jetë shkatërruese.
Kanë ekip të talentuar i cili megjithatë nuk mund tu bëj ballë të dyjave. Dortmundi ka akoma punë në Evropë, mund të ndjehen të shpërqendruar, sidomos nëse Bayern lëshon pikë ndaj Stuttgart.
4. Milan – Juventus (e shtunë, ora 15n9)
Milani po vetshkatërrohet. Gjithë ato probleme dhe shkojnë largojnë trajnerin, të vetmen gjë që ka funksionuar te ta. Është punë e kryer largimi i Mihajlovic.
Sikur të merrnin dikë më të mirë, por do të shkojnë tek Brocchi, Lippi, a ndoshta edhe Rudi Garcia, njeriu që u ka humbur romakëve dy sezone prej kampioni. Juventusi është kampion tashmë. Dhe do të jetë derisa Berlusconi të bëj kësi politika të çmendura. Kanë mposhtur Interin, dhe mund të mposhtin edhe Juventusin, edhe pse kjo në letër duket utopike.
5. Valencia – Sevilla (e diel, ora 4)
Gary Neville ka shkuar. Kishte bërë një hap më të madh se sa duhej dhe tani do të shikoj futboll sikur të gjithë ne. Valencia ka ekip, individ, por nuk i ka të kompozuar siç duhet.
U duhet një dirigjent të cilin veç e kanë Sevilla. Ndoshta Emery është arma kryesore e Sevillas e cila rrezikon të mbetet pa Evropë vitin e ardhshëm. Shpresoj të jetë një ndeshje interesante nga futbolli spanjoll, një ndeshje që nuk përfshin Barcelonën apo Realin. Janë ndeshje që hedhin dritë mbi cilësinë reale të La Ligës.