INTERI NJOFTON
Samuraji vazhdon
8 April, 2016 @10:58
Japonezi 29 vjeçar, Yuto Nagatomo, do të mbetet në Inter deri në fund të stinorit 2018/19.
Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi i tij i tashëm Inter, që ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratën me Nagatomon.
Nagatomo kishte ardhur te Interi nga Cesena për 4.5 milionë euro në korrik të vitit 2011.