Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA

Kosova, pika kryesore e UEFA-së

Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së, para miqësores historike ndaj Haitit/ BOROZANI/ Erdis Driza

Kosova, pika kryesore e UEFA-së


9 April, 2016 @12:00

Një ditë pas lajmit se Kosovën do ta vizitojnë zyrtarë të FIFA-së dhe UEFA-së, edhe faqja zyrtare e shtëpisë europiane të futbollit ka bërë të ditur se Kosova do të jetë pikë kryesore e agjendës së Kongresit të UEFA-së.

Kongresi i UEFA-së mblidhet njëherë në vit dhe përbëhet nga 54 përfaqësues të vendeve anëtare të UEFA-së. Me një shumicë të thjesht të votave, Kosova bëhet anëtare e UEFA-së. Pra Kosovës i duhen 28 vota për t’u pranuar.

Kongresi i UEFA-së nis të martën më 3 maj, në ora 9e30, ndërsa rreth orës 12 të së njejtës ditë mund të vjen lajmi i madh për futbollin tonë.

Nëse Kosova pranohet në UEFA, Kosova pas disa ditës pritet të pranohet edhe në FIFA, e pastaj mund të merr pjesë edhe në kualifikime për Botërorin “Rusia 2018”.

Kongresi i FIFA-së mbahet më 12 e 13 maj në Meksikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga