BERISHA - PAS NDESHJES
Pakujdesia na kushtoi
9 April, 2016 @18:34
Fadil Berisha, trajneri i Prishtinës që pësoi humbjen e parë prej se morri detyrën nga Sami Sermaxhaj i dorëhequr, ka thënë se një moment pakujdesie i kushtoi pikë skuadrës së tij sot në Drenas.
“Ne sot luajtëm shumë mirë, dominuam në ndeshje, por pranuam një gol nga pakujdesia e mbrojtjes dhe e humbën takimin,” ka thënë Berisha për faqen zyrtare të klubit të tij.
“Neve na mbetet tash të përgatitemi për ndeshjet tjera dhe t’i kthehemi fitoreve, t’i shohim gabimet dhe mos t’i përsërisim më ato,” ka shtuar ai ndër të tjera.
Berisha sot ka përjetuar humbjen e parë me ekipin e tij si trajner. Prej se e morri detyrën e trajnerit, ai kishte rreshtuar 3 fitore në 3 xhirot e fundit.