NË GJAKOVË
Vëllaznimi i kthehet fitores
10 April, 2016 @16:20
Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Luftëtarit në Gjakovë sot, për t’iu kthyer fitoreve në Ligë të Parë.
Ekipi gjakovar ka shënuar fitoren e katërt në pesë xhirot e fundit, ndërsa ata kanë dominuar në pjesën më të madhe të ndeshjes ndaj kundërshtarit të sotëm.
Nazif Mulaku i dha epërsinë kuqezinjëve që në fillim të ndeshjes, ndërsa Valon Kasapi nga penalltia e ngriti atë në 2-0 në fillim të pjesës së dytë, para se Flamur Bajrami të vulos rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Vëllaznimi tash ka 31 pikë nga 22 ndeshje të zhvilluara dhe ende gjendet në pozitën e nëntë, ndërsa Luftëtari është pa shpresë për shpëtim në Ligë të Parë.
Në xhiron e radhës, Vëllaznimi udhëton në Rahovec, derisa Luftëtari pret Ballkanin e Suharekës.