ZEQIR YMERI
Kukësi fiton derbin
14 February, 2015 @16:31
Skuadra e Kukësit ka arritur të shënojë fitore të madhe në derbin e xhiros së Kategorisë Superiore, duke e mposhtur Partizanin, 3-0 në Zeqir Ymeri.
Dominimi i vendasve ka qenë i dukshëm në lojë dhe portieri i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, ka pasur punë goxha sot.
Sidoqoftë, nuk vonoi shumë dhe realizatori më i mirë i viteve të fundit në Shqipëri, Pero Pejic, shënoi për të zhbllokuar rezultatin në të mirë të Kukësit.
Më tutje, të kaltërit nga veriu i Shqipërisë vazhdojnë dominimin për të shkuar në pushim 2-0, ndërsa krej në fund, ekipi i trajnerit Shpëtim Duro dorëzohet pas golit të tretë të pranuar.
Kukësi, i udhëhequr nga Artim Shaqiri arrin fitoren e 15-të të stinorit dhe bashkëkryeson klasifikimin me Tiranën, me nga 47 pikë.
Tirana mposhti sot Elbasanin 2-0, derisa në ndeshjen tjetër, Laçi u kthye me gjah të plotë nga Durrësi duke mposhtur Teutën 1-3.
Rezultatet dhe golashënuesit, sot:
Kukësi - Partizani | 3-0 | P. Pejić 14', H. Zeqiri 39' Y. Shameti 64' | |
Tirana - Elbasani | 2-0 | J. Sefa 54', El. Bakaj (PEN) 90'+2 | |
Teuta - Laçi | 1-3 | B. Dita 56' - - - 27' A. Meto, 52' M. Ćetković, 90'+4 A. Zefi |
TABELA AKTUALE:
1 | Tirana | 47 pikë | 22 ndeshje | |
2 | Kukësi | 47 pikë | 22 ndeshje | |
3 | Skënderbeu | 41 pikë | 21 ndeshje | |
4 | Partizani | 41 pikë | 22 ndeshje | |
5 | Laçi | 35 pikë | 22 ndeshje | |
6 | Flamurtari | 28 pikë | 21 ndeshje | |
7 | Vllaznia | 23 pikë | 21 ndeshje | |
8 | Teuta | 19 pikë | 22 ndeshje | |
9 | Elbasani | 12 pikë | 22 ndeshje | |
10 | Apollonia | 9 pikë | 21 ndeshje |