EUROPA LEAGUE
Kukësi i pafuqishëm ndaj Wolfsburgut
17 September, 2020 @22:12
Wolfsburgu duke e mposhtur Kukësin me rezultat 0-4 e eliminoi Kukësin nga Europa League.
Golat e skuadrës gjermane erdhën nga Wout Weghorts (21’,74’), Maxence Lacroix (33’) dhe Admir Mehmedi (90’), ndërkohë vlen të përmendet që Kukësi në minutën e 35’ dështoi nga penalltia me Eduard Rrocan.
Skuadra shqiptare në këtë fazë erdhi pas fitores 2-1 ndaj Slavia Sofias.