Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

QEMAL STAFA

Kukësi krijon kapital

Kukësi krijon kapital


2 July, 2015 @19:50

Kukësi ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj kundërshtarit bellorus, Torpedo, sot në ndeshjen e zhvilluar në Qemal Stafa të Tiranës. 

Nënkampioni i Shqipërisë ka tundur heret rrjetën e mysafirëve përmes brazilianit Jean Carioca për epërsinë fillestare, ndërsa në pjesë të dytë fatin e takimit e ka vendosur golashënuesi më i mirë i Superiores, Pero Pejic, që shënoi për përfundimtaren 2-0. 

Me këtë rezultat, Kukësi ka gjasa të mëdha për të kaluar në fazën e dytë kualifikuese të Europa League

Sidoqoftë, duhet pritur ndeshjen e kthimit që zhvillohet javën tjetër në Bellorusi për rezultatin përfundimtar. 


 
Të gjitha lajmet nga