KUKËSI

Kukësi merr futbollistin e Arbërisë
2 July, 2021 @14:50
Skuadra e Kukësit, para pak çastesh ka zyrtarizuar mesfushorin e Arbërisë, Kreshnik Bahtirin.
Bahtiri ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi me Kukësin.
Kreshnik Bahtiri ishte njëri ndër më të mirët në stinorin e kaluar te Arbëria, ku në 32 ndeshje luajti me 7 gola e 4 asistime.
Mesfushori 28 vjeçar, për transferimin e tij është shprehur te faqja zyrtare e klubit.
“Shpresoj të jap më të mirën për Kukësin, është një klub i organizuar dhe shpresoj të dalim kampion këtë sezon dhe të vazhdojmë në këtë mënyrë. Forca Kukës”.
Arbëria stinorin e kaluar përfundoi në pozitën e 9 në Superligë, dhe në stinorn e ri do të garonë në Ligën Parë të Kosovës.