Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AC MILAN

Rodriguez afër Milan-it

Foto: Mercato Official

Rodriguez afër Milan-it


2 July, 2021 @12:50

James Rodriguez, lojtari i Everton, është gjithnjë e më afër skuadrës italiane, AC Milan.

Këtë e bën të ditur edhe gazetari italian, Di Marzio, gazetar i cili kishte ‘parashikuar’ edhe largimin e Çalhanoglu nga Milan, për t’u lidhur me Inter.

Në fakt, vlera prej 10 milion euro e kartonit të lojtarit dhe një pagë përafërësisht me 6 milion euro neto në sezon, bashkë me bonuse, e bëjnë këtë operacion të përfunduar.

Milan nuk i dha 5.5 milion euro lojtarit turk,  Çalhanoglu, kjo sepse sipas drejtuesve ai nuk i jusitifikonte ato para për rendimentin gjatë këtyre viteve.

Por, edhe sipas Vito De Palma, gazetar i “ESPN” i cili ka bërë të ditur në profilin e tij, në rrjetet sociale, ku ai tregon se ka negociata tashmë të avancuar mes Milan dhe James Rodriguez.

“Pyetje për miqtë e mi kolumbianë: Çfarë mendoni për James Rodriguez te Milani? Burimet e mia më thonë se janë pranë mbylljes së akordit”, ka shtuar ai.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League