KUKËS
Kukësi merr mbrojtësin e Tiranës
12 June, 2015 @18:51
Nënkampionja e Shqipërisë, Kukësi, ka arritur marrëveshje me ish qendërmbrojtësin e Tiranës, Gentian Muça.
Muça 28 vjeç, që mund të luaj edhe në mesfushë, është dakorduar me ofertën e ekipit verilindor duke vënë nënshkrimin në kontratën një vjeçare të ofruar.
Përveç Muçës, te Kukësi kanë nënshkruar sot edhe Konstandin Ndoni dhe Edison Qafa. Ndoni ka qenë më parë lojtar i Apolonisë dhe i Kastriotit, derisa Qafa ka luajtur në ligat e ulëta të Greqisë.