MITROVICASI
Meha me Trepçën ‘89
12 June, 2015 @18:22
Skuadra mitrovicase, Trepça ‘89, e ka përkrahjen edhe të futbollistit të kombëtares shqiptare, Alban Mehës.
‘Snajperisti’ i kuqezi nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ka uruar fat skuadrës gjelbër e zi, para finales së Kupës së Kosovës, që do të luhet këtë të diel kundër skuadrës kampione të Kosovës, Ferronikelit.
Meha, i cili ka prejardhje nga qyteti i Mitrovicës, ditë më parë qëndroi disa ditë në këtë qytet, para se të udhëtojë drejt Turqisë për ta zyrtarizuar transferimin e tij nga skuadra e Paderbornit tek ekipi turk, Konyaspor.