PLANET
Ndryshime në mbrojtjen kuqezi ndaj Francës
12 June, 2015 @13:24
Lëndimi i Mërgim Mavrajt përkundër se theksohet në kombëtaren shqiptare, Gianni De Biasi si duket ka bërë planin gati për mbrojtjen katërshe që e ka standard për Shqipërinë.
Kështu, sipas stërvitjeve dhe miqësores ndaj Akademisë kuqezi U-19, De Biasi ka lënë të kuptohet se përveç Lorik Canës dhe Elseid Hysajt, do të mund të jenë në formacion startues edhe Naser Aliji që mund të zëvendësojë Ansi Agollin, derisa Arlind Ajeti pritet të jetë në vend të Mavrajt.
Shqipëria luan ndaj Francës nesër pasdite me fillim në ora 18:00.