PODUJEVË
Llapi renovon me Mavriqin
12 June, 2015 @12:36
Futbollisti me numër 11 te Llapi, Alban Mavriqi, ka vazhduar kontratën me klubin e tij pas futjes në Superligë.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi podujevas, derisa Mavriqi që ka qenë ndër futbollistët kryesor të ekipit në kampanjën promovuese për Superligë mbetet në Zahir Pajaziti edhe më tej.
Përveç Mavriqit, edhe Mërgim Boshnjaku ka renovuar kontratën me Llapin.
Llapi është shpallë kampion i Ligës së Parë dhe ka siguruar plasmanin direkt në elitë.