HENDIKEP
Mavraj do të mungojë në këto ndeshje
12 June, 2015 @9:54
Shtylla e mbrojtjes së kombëtares dhe futbollisti i Kölnit, Mërgim Mavraj, ka dalë mbrëmë nga spitali në Köln ku u operua në gju, pas lëndimit që e pësoi.
Mediat tiranase kanë shkruar se istogasi Mavraj do të mungojë për 6 muajt e ardhshëm nga fushat e gjelbëra, që e bën të pamundur paraqitjen e tij në ndeshjet më të rëndësishem të kombëtares në kualifikime për EURO 2016.
Rikthimi i tij pritet të bëhet në muajin nëntor, ndërsa Shqipëria luan ndaj Danimarkës dhe Portugalisë në shtator, para se të takohet me Serbinë e Armeninë në tetor.