BAYERN
Lëndimi, katastrofik për Riberyn
11 June, 2015 @22:55
Krahu këmbëshpejtë i Bayern Munchenit, Franck Ribery, e ka përshkruar si katastrofik, lëndimin e tij që ende nuk po e lë t’i kthehet fushave.
Francezi 32 vjeç ka thënë për Bildin sot se ai ka gjithçka që mund të ëndërrojë një njeri në botë, por nuk e ka lirinë, të vrapojë dhe të luaj.
“Mendoj për futbollin. Dua të vrapojë! Dua të luajë! Më duhet të stërvitem që t’i kthehem lumturisë sime,” ka thënë ndër të tjera Ribery për gazetën në fjalë.
Ribery shpresohet të jetë i gatshëm për datën 1 korrik, që t’i kthehet stërvitjeve me Bayernin. Ai u lëndua në gju, më 11 mars të këtij viti në ndeshje të Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetskut.