KOMPLETOHEN
Superliga, duket kështu
11 June, 2015 @20:56
Gjilani do të jetë qyteti i vetëm me dy skuadra në Superligë stinorin e ardhshëm, pas mbijetesës së Dritës dhe kualifikimit të Gjilanit sot në ndeshjet e barazhit.
Nëse Hajvalinë nuk e llogarisim si ekip të Prishtinës, atëherë Gjilani do të jetë i pari në këtë rast, në të kundërtën edhe kryeqyteti është me dy ekipe.
Përndryshe, me kthimin e Lirisë dhe Llapit si dhe me skuadrat tjera të Superligës në stinorin e ardhshëm në elitën e futbollit kosovar skuadrat që do të luftojnë për titull e mbijetesë do të jenë: Ferronikeli, Besa, Prishtina, Hajvalia, Kosova e Vushtrrisë, Trepça’89, Drenica, Istogu, Drita, Gjilani, Llapi dhe Liria.