DEKLARATA E TRAJNERIT
Fut ekipin në Superligë dhe jep dorëheqje
11 June, 2015 @18:51
Trajneri i deritashëm i Gjilanit, Sadullah Ajeti, ka dhënë dorëheqje me t’u arritur misioni i ekipit - futja në Superligë.
Ai ka thënë për mikrofonin e Supersportit menjëherë pas ndeshjes se puna e tij përfundon këtu.
“Puna ime përfundon këtu. Unë kam pasur marrëveshje me klubin të punojë deri në fund të stinorit. Ndërsa do të vazhdojë me gjeneratat e reja,” ka thënë Ajeti menjëherë pas ndeshjes, derisa lojtarët e tij gëzoheshin për inkuadrimin në elitën e futbollit.
Gjilani mposhti Vëllaznimin me penallti 4-3 në ndeshje të barazhit, duke arritur inkuadrimin në Superligës.