KUQEZI
Balaj lufton për vendin e titullarit
11 June, 2015 @17:25
Dy nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe Bekim Balaj, sot janë paraqitur para gazetarëve për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre në konferencën për shtyp.
Sulmuesi shkodran ka shprehur dëshirën e tij për të qenë titullar në kombëtare, gjersa ka vlerësuar edhe transferimin e Odise Roshit te skuadra e tij në Kroaci, Rijeka.
”Është një ndeshje e rëndësishme dhe do të bëjë më të mirën që të rifitojë vendin e titullarit. Me ardhjen e Roshit tek Rijeka në Kroaci, do të kem më shumë mundësi të shfaq aftësitë e mia. Ky ekip do të më shërbejë si trampolinë për një klub më të madh në të ardhmen,” tha Balaj.
Në anën tjetër, gardiani kuqezi, Etrit Berisha, tha se e vlerëson maksimalisht ndeshjen kundër Francës që do të luhet me 13 qershor, duke shtuar se do ta jap më të mirën e tij në fushën e blertë. Berisha i vlerësoi edhe futbollistët e ri të kombëtares të cilët presin të debutojnë me fanellën kuqezi, duke thënë se kjo është një mundësi e mirë për ta që t’i shfaqin aftësitë dhe vlerat që i kanë.
Konferenca e sotme për shtyp u mbajt rreth orës 12:00 në kompleksin “Tropikal”, aty ku është i vendosur ekipi kuqezi për t’u përgatitur për miqësoren kundër françezëve.