KOSOVARI
Përdedaj, te Duisburgu!
11 June, 2015 @13:50
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Fanol Përdedaj, pritet ta vesh fanellën e ekipit nga Bundesliga 2, Duisburg, stinorin që vjen.
Përdedaj ka arritur marrëveshje me klubin gjerman dhe shumë shpejtë pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.
Futbollisti 23 vjeçar stinorin e fundit ka veshur fanellën e skuadrës Energie Cottbus në ligën e tretë të Gjermanisë, ku ka pasur 35 paraqitje.