BARAZHI I SUPERLIGËS
Gjilani në Superligë
11 June, 2015 @16:06
Skuadra e Gjilanit ka siguruar Superligën për stinorin tjetër, pasi që ka qenë më i mirë se Vëllaznimi pas ekzekutimit të penalltive.
Vëllaznimi ka dështuar të shënojë në dy raste penalltitë, derisa Gjilani nuk ka gabuar asnjëherë për të fituar 4-3 në fund.
Vëllaznimi gjatë 90 minutave të rregullta të ndeshjes, kishte më shumë raste dhe mundësi për të shënuar.
Mirëpo, Faton Maloku, portieri i Gjilanit ishte jashtëzakonisht i disponuar sot për lojë, duke mbrojtur portën e tij.
Gjakovarët tentuan edhe në vazhdime, karshi gjilanasve të kujdesshëm, por goli nuk erdhi assesi dhe në fund ndeshja u vendos pas penalltive.