ORGANIZATORI FAVORIT
Kili, i kujdesshëm në ndeshjen hapëse
11 June, 2015 @14:25
Kupa jugamerikane në futboll në Kili, bën reprezentacionin e drejtuar nga Jorge Sampaoli si favorit për ta fituar atë.
Mirëpo, vetë Sampaoli ka thënë se lojtarët e tij duhet të kenë kujdes në ndeshjen hapëse ndaj Ekuadorit, që di të shkaktojë telashe të mëdha në lojë.
“Janë ekip me lojtarë të shpejtë dhe eksploziv në krahë, prandaj duhet të kemi kujdes shumë ndaj tyre në fushë,” ka thënë Sampaoli 55 vjeç në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes hapëse.
Kili nuk ka fituar asnjëherë Copa American, ndërsa finalja e fundit ku ka qenë pjesëmarrës është ajo e vitit 1987.