Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

5 arsye pse Argjentina mund të fitojë titullin

5 arsye pse Argjentina mund të fitojë titullin


Marrë nga Goal.com

2 July, 2015 @1:36

Argjentina ka arritur në finalen e dytë të madhe brenda një viti kalendarit, pas Botërorit në Brazil 2014. Lionel Messi me kompaninë duket të jenë në fomrë, derisa po hapërojnë sigurt në rrugën e tyre drejt një titulli. 

E këtu, Goal.com ka numëruar 5 arsyet pse Argjentina mund të bëhet kampion i Amerikës Jugore për herë të parë pas vitit 1993. 

1. Lionel Messi 

Edhepse ai nuk shënoi sikurse bënte gjatë gjithë stinorit me Barcelonën, përsëri u tregua tepër i rëndësishëm për Argjentinën. Në krahun e djathtë Messi luan si ushqyes për sulmin, ndërsa ka treguar momente të paharrueshme për ata që e kanë përcjellë. Me këtë ritëm, Messi mund të bëhet njeriu që do t’i shkaktojë telashe madhore vendasve. 

2. Shënojnë pa Messin

Sergio Aguero, Gonzalo Higuain, Angel Di Maria, Marcos Rojo dhe Javier Pastore - kanë shënuar së fundi gola për Argjentinën. Gauchosëve nuk i duhet Messi për të përfunduar sulmin dhe për të festuar golin -  i duhet topi në momentin e duhur, për ta kurorëzuar golin. 

3. Formacioni i njejtë 

Argjentina pothuajse çdo ndeshje e ka formacionin e njejtë dhe 11-shen që dihet. Sergio Romero, Marcos Rojo, Nicolas Otamendi, Ezequiel Garay, Pablo Zabaleta, Javier Mascherano, Lucas Biglia, Javier Pastore, Lionel Messi, Angel Di Maria dhe Sergio Aguero - kjo është 11-shja, që i njeh lëvizjet e bashkëlojtarëve edhe po të ishte në gjumë. 

4. Familiar me presionin 

Argjentina ka kaluar disa teste të presionit. Si me penallti në Copa America, ashtu edhe me ato të Botërorit. Shumë lojtarë të reprezentacionit në ligat ku luajnë luftojnë për tituj të ndryshëm dhe luajnë finalet - që do të thotë se ata e kanë të qartë me kë takohen dhe ku takohen - para finales. 

5. Testi i madh i rivalit 

Nuk ka dyshim se Argjentina është rivali i parë serioz i Kilit në Copa America 2015. Kur numërohen të gjitha ndeshjet e Kilit në këtë kampionat, Argjentina është tjetër kategori, pas Ekuadorit, Meksikos, Bolivisë, Uruguajit dhe Perusë. Argjentina do të jetë përfaqësuesja e parë e futbollit elit që do t’i vihet përballë Kilit. 


 
Të gjitha lajmet nga Copa America 2015