KANDIDATËT PËR TRAJNERIN E VITIT 2015
Guardiola, Enrique dhe Sampaoli
30 November, 2015 @14:49
Trajneri i Bayern Munchenit, Josep Guardiola, ai i Barcelonës, Luis Enrique dhe ish trajneri i Kilit, Jorge Sampaoli - janë treshja që do të luftojë për trajnerin e vitit ka bërë të ditur FIFA sot.
Guardiola ka pasur një vit impresiv me Bayernin në Bundesligë dhe ka arritur lartë në Ligën e Kampionëve, ndërsa forma e tillë po vazhdon edhe këtë stinor.
Luis Enrique, ka fituar treshen e madhe me Barcelonën - titullin, Kupën dhe Ligën e Kampionëve - që e bën atë favorit për këtë çmim.
Ndërsa Jorge Sampaoli ka udhëhequr Kilin drejt trofeut të Copa Americas - të parë në histori të vendit - duke pasur parasysh superfuqitë jugamerikane si Argjentina, Brazili e Uruguaji aty.
TOP 3 E TRAJNERËVE NGA VITI 2010:
VITI | FITUESI | I DYTI | I TRETI |
2010 | Jose Mourinho | Vincente Del Bosque | Josep Guardiola |
2011 | Josep Guardiola | Brendan Rodgers | Jose Mourinho |
2012 | Vincente Del Bosque | Jose Mourinho | Josep Guardiola |
2013 | Jupp Heynckes | Jurgen Klopp | Alex Ferguson |
2014 | Joachim Löw | Carlo Ancelotti | Diego Simeone |