NUNO ESPIRITO SANTO LARGOHET
Valencia mbetet pa trajner
30 November, 2015 @13:02
Nuno Espirito Santo (41 vjeç) menjëherë pas disfatës nga Sevilla është larguar nga detyra e tij si trajner i Valencias.
Ai u ka bërë të ditur mediave se vendimin e ka marrë para ndeshjes ndaj andaluzianëve mbrëmë dhe se këtë ia ka bërë të ditur kryetarit të klubit, por lojtarët nuk e dinin këtë.
Nuno, ish trajner i Rio Aves në Portugali ka marrë detyrën e trajnerit të Valencias në verë të vitit të kaluar dhe ka arritur të sigurojë Ligën e Kampionëve për ekipin e tij që në stinorin e parë.
Besohet se forma jo e mirë e ekipit në Ligë të Kampionëve por edhe në La Liga ka bërë që ai të largohet vetë nga detyra, para se të shkarkohet nga klubi.
Atij i ishte ofruar kontrata me lakuriqët deri në verë të vitit 2018, por nuk e kishte pranuar.
MEDIA:
Favorit për të zëvendësuar Nuno Espirito Santon në krye të Valencias janë: Frank RIJKAARD dhe Michael LAUDRUP. |