Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA

5 arsye pse Kili mund të fitojë titullin

5 arsye pse Kili mund të fitojë titullin


Marrë nga Goal.com

2 July, 2015 @1:30

Finalja e madhe e Copa America 2015 që po mbahet në Kili, do të vë përballë organizatorët ndaj Argjentinës. 

Kili e kërkon për herë të parë titullin jugamerikan në historinë 99 vjeçare të kësaj gare, derisa me epërsinë e terrenit vendas shpreson mjaft. 

Para finales, Goal.com ka bërë një vështrim, për finalistin, duke i numëruar 5 arsye pse Kili mund ta fitojë titullin. 

1. Eduardo Vargas 

Aktualisht golashënuesi më i mirë i Copa America me 4 gola dhe njeriu që i çoi në finale. Uruguaji kishte Luis Suarezin në Copa 2011, Brazili mbahej me Robinhon dhe Julio Baptistan në 2007 dhe Adrianon në 2004. Çdo ekip duhet ta ketë një njeri që vendos. Ky është Vargas te Kili. 

2. Jorge Valdivia 

Edhepse ende nuk ka shënuar dhe tërë madhështinë e mediave po e marrin lojtarët që po shënojnë si Vargas dhe Vidal, Valdivia në të vërtetë është njeriu motor i mesit të fushës kiliane. Ai e bën Kilin që në vend të 10 lojtarëve (pa e llogaritur portierin) në fushë t’i ketë 12. Këtë e ka treguar ndaj Meksikos dhe Bolivisë. 

3. Santiago de Chile

Avantazhi i terrenit vendas gjithmonë duhet të mirret parasysh. Deri më tani tifozëria vendase ka treguar veten dhe nga ata pritet edhe më shumë në finalen e madhe. 

4. Vazhdimësia 

Nën drejtimin e argjentinasit Jorge Sampaoli, Kili ka zhvilluar njërin ndër stilet më të njohura të kësaj loje në planetë. Kili luan me dëshirë për të fitar çdo lojë. La Roja kërkon mënyrën më të shpejtë për të shënuar, që është përparësi e madhe para ndeshjes vendimtare. 

5. A është Argjentina e gatshme? 

Kili në letër deri më tash ka pasur kundërshtar të lehtë. Kështu erdhën në finale. Krejt kundërshtarët serioz ishin në anën tjetër të rrugës për finale: Brazili, Kolumbia, Argjentina e Paraguaji. E para testit final, Argjentina mund të mendojë se ia arriti qëllimit, por Kili në çdo lojë ka përparuar dhe tashmë bashkë me përkrahjen dhe dëshirën - mund t’ua mbyllë gojën rivalëve. 


 
Të gjitha lajmet nga Copa America 2015