MBETET TE KAMPIONËT
Maliqi mbetet te kampionët
1 July, 2015 @20:00
Lojtari që u shpallë më i miri i stinorit në Superligë, Behar Maliqi, ka vazhduar kontratën me Ferronikelin - edhe për një vit, ka bërë të ditur klubi nga Drenasi pak më parë.
Mesfushori qendror, Maliqi, që ka qenë edhe golashënuesi më i mirë i ekipit këtë stinor në Superligë, duke i drejtuar ata në rrugë drejt titullit të parë kampion në histori - i ka thënë “Po” Ferronikelit, derisa ka pasur disa oferta nga ekipet e Kategorisë Superiore por edhe nga Superliga.
Ferronikeli në stinorin që shkoi, fitoi kurorën e dyfishtë duke marrë titullin kampion dhe Kupën e Kosovës.