GUNNERS
Diaby mbetet i lirë
1 July, 2015 @14:20
Bashkëpunimi ndërmjet skuadrës së Arsenalit dhe mesfushorit Abou Diaby ka marrë fund.
Futbollisti 29 vjeçar nuk do të jetë më pjesë e ekipit londinez, pasi kontrata e tij ka skaduar.
Diaby ka qenë pjesë e Arsenalit që nga viti 2006 kur ishte transferuar nga Auxerre, por për shkak të lëndimeve të shpeshta, nuk ka mundur të realizojë më shumë se 180 ndeshje, duke shënuar 19 gola.
Së bashku me Diabyn, për shkak të skadimit të kontratave nga Arsenali janë larguar edhe futbollistët nga akademia si Jack Jebb, Austin Lipman, Brandon Ormonde-Ottewill dhe Josh Vickers.