ZHVILLOHET STËRVITJA
Partizani, gati për Norvegji
30 June, 2015 @21:54
Skuadra e Partizanit të Tiranës, që ka siguruar Europa League-në për këtë stinor, ka kryer stërvitjet e ditës së sotme në stadiumin e Prishtinës - para se të niset për në Norvegji.
Partizani luan si mysafir në xhiron e parë kualifikuese për Europa League ndaj kundërshtarit të fortë, Stromsgodset.
Ndeshja zhvillohet të enjten në Drammen, ndërsa katërshja e referëve janë nga Irlanda, me kryesor Paul McLaughlin.