FANOL PERDEDAJ
Dështon Duisburgu, Perdedaj zyrtarisht në Frankfurt
11 June, 2015 @17:09
Megjithëse kishte arritur marrëveshje me skuadrën e Duisburgut, transferimi i Fanol Perdedajt te kjo skuadër mbeti e pakompletuar.
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës bëri një kthim “U” duke u transferuar te ekipi nga Bundesliga e dytë gjermane, FSV Frankfurt.
Lajmi është zyrtarizuar edhe nga ekipi gjerman, i cili nëpërmjet faqes zyrtare ka bërë të ditur se Perdedaj ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me FSV Frankfurtin.
Kështu, futbollisti 23 vjeçar, iu është bashkuar Edmond Kapllanit dhe Faton Toskit, të cilët po ashtu luajnë për skuadrën e Frankfurtit.