HOXHA
Më përfundoi kontrata
11 June, 2015 @18:44
Trajneri i Vëllaznimit, Genc Hoxha, pas rënies së ekipit të tij në Ligë të Parë ka thënë se atij i ka përfunduar kontrata me ekipin dhe nuk e di nëse do të kërkojnë vazhdimin e saj drejtuesit e klubit.
Sa i përket ndeshjes, ai ka thënë se penalltitë janë fat, ndërsa ekipi i tij dominoi në pjesë më të madhe të lojës.
“Dominuam në pjesën më të madhe të ndeshjes, por fati deshti që penalltitë të vendosin fituesin. Të gjithë e dimë se penalltitë janë fat. Tani duhet të shikojmë të ardhmen,” ka thënë Hoxha për mikrofonin e Supersport menjëherë pas ndeshjes.
Vëllaznimi nuk ka arritur që të ruaj epitetin e ekipit elit në Kosovë, duke u mposhtur nga Gjilani në ndeshje barazhi dhe stinorin e ardhshëm do të bëj pjesë në Ligë të Parë.