FLET TRAJNERI
Qyteti i Gjilanit, të festojë
11 June, 2015 @19:51
Trajneri i Dritës, Afrim Shahini, dukej i lumtur pas mbijetesës në Superligë.
“E arritëm me shumë mund pas penalltive. Edhe njëherë u tregua se kur luhet një ndeshje - është finale - pa marrë parasysh se një ekip është nga rangu më i ulët i garave. Besoj se qyteti i Gjilanit do të festojë gjatë sot, pasi që Drita siguroi mbijetesën ndërsa Gjilani arriti aty,” ka thënë ai menjëherë pas ndeshjes për Supersportin.
Drita ka siguruar epitetin e ekipit elit pas ekzekutimit të penalltive, pasi që ndeshja pas 120 minutave përfundoi 1-1.
Më meritori për mbetjen e Dritës në Superligë ishte kapiteni dhe portieri i ekipit, Artan Latifi.