ZYRTARE
Mehmedi në Leverkusen
12 June, 2015 @11:26
Admir Mehmedi është futbollist i ri i ekipin gjerman Bayer Leverkusen.
Reprezentuesi i përfaqësueses së zvicrës ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Leverkusenin, njofton faqja zyrtare e klubit.
“Admir Mehmedi i plotëson të gjitha kërkesat tona. Ai është i shpejtë, ka teknikë të shkëlqyer, mund të ketë përfundime të mira dhe para së gjithash, është i gjithanshëm. Kjo do të thotë se ai do të kontribuojë në shumë mënyra në lojën e sulmit,” tha drejtori sportiv Rudi Voller, me rastin e transferimit të ri.
Me transferimin e Mehmedit në Leverkusen, futbollisti do të ketë rastin të provohet edhe në Ligën e Kampionëve, gjë që pranon se kjo gjithmonë ka qenë një ëndërr për të.
“Kam ëndërruar të luaj në Ligën e Kampionëve dhe jam i sigurt që këtë do ta arrijë me Leverkusenin në stinorin e ardhshëm,” tha Mehmedi.
Sulmuesi 24 vjeçar stinorin e fundit ka luajtur për skuadrën Freiburg, me të cilën nuk ka arritur të mbijetojë në Bundesligë.