CIES

Kumbulla në mesin e 25 talentëve të botës sipas CIES
9 March, 2021 @17:25
Qendrërmbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe ekipit të Romës, Marash Kumbulla, është zgjedhur në mesin e 25 talentëve më premtues në botë, sipas raportit të publikuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive - CIES.
Lista ka përfshirë futbollistët më premtues, të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitit të lindjes 2000. Kjo listë është bazuar në minutat e luajtura që futbollistët kanë pasur në kampionat me klubet e tyre dhe në nivelin e ekipeve ku janë regjistruar lojtarët, që prej datës 1 janar 2020.
Në listën ku gjendet edhe Marash Kumbulla, lojtari më premtues është cilësuar Jadon Sancho i Borussia Dortmundit, i pasuar nga Alphonos Davies i Bayern Munihut dhe Erling Haaland i Borussia Dortmundit.
Listën e plotë e gjeni më poshtë.