BERISHA
Kuqezinjtë larg
2 June, 2015 @14:50
Besart Berisha është yll i futbollit australian dhe djaloshi nga Prishtina aktualisht po qëndron në Kosovë.
Në katër stinorët e fundit, Berisha 29 vjeç ka fituar tre herë titullin e kampionit në A League të Australisë, me ekipet që ka luajtur.
Ai ka 14 paraqitje me kombëtaren shqiptare derisa ka qenë duke luajtur në ekipe europiane, duke luajtur 434 minuta në fushë për kuqezinjtë.
Mirëpo, Australia tashmë e lë larg kombëtares, kur këta të fundit po kërkojnë kualfikimin në EURO 2016.
“Kam dëshirë të jem pjesë e kombëtares shqiptare, mirëpo jam shumë larg. Australia është larg shumë,” ka thënë ai në një intervistë për Supersport.
Berisha ka tre tituj të kampionit të fituar në Australi në stinorët 2011/12, 2013/14 dhe 2014/15.
Në tre stinorët e kaluar te Brisbane Roar ai ka shënuar 21, pastaj 14 dhe 13 gola për stinor, ndërsa në stinorin e fundit ka shënuar 15 herë për Melbourne Victory.