PRITJA
Essien pritet si hero te ekipi i ri
2 June, 2015 @13:22
Ganezi Michael Essien është duke pritur vetëm nënshkrimin me klubin e tij të ri, Panathinaikos.
Essien 32 vjeç ka kaluar testet mjekësore te skuadra athinase, derisa është pritur si hero nga tifozët e zjarrtë të këtij ekipi.
Mesfushori në fjalë do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Panathinaikosin me vlerë prej 1.2 milionë eurove në vjet.
Essien bëri emër si futbollist te Lyoni para se të kalojë te Chelsea, derisa më pas u huazua edhe te Real Madrid e së fundi djersiti fanellën e Milanit.
Video