BARCELONË
Barcelona siguron krahun e majtë
2 June, 2015 @13:09
Këmbëshpejti Jordi Alba do të mbetet te Barcelona edhe për 5 vitet e ardhshme ka bërë të ditur sot klubi katalonas.
Futbollisti 26 vjeç ka vazhduar kontratën me kampionin dhe fituesin e Kupës së Mbretit, deri në qershor të vitit 2020.
Dëmshpërblimi për ata që do të dëshirojnë të marrin Jordi Albën para fundit të kontratës me Barcelonën është - 150 milionë euro.