KOMUNIKATA
Hajvalia distancohet nga deklaratat e Munishit
2 June, 2015 @10:51
Skuadra e Hajvalisë ka publikuar një komunikatë për media ku distancohet nga deklaratat e ish trajnerit të ekipit, Ismet Munishi.
Munishi ka thënë se kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i është kërcënuar klubit se “Nëse Munishi do të jetë trajner, ne nuk do të mundemi të shpallemi kampion.”
Këto deklarata janë të pavërteta, ka shkruar ndër të tjera klubi derisa ka bërë të ditur se trajneri në fjalë nuk ka mbajtur premtimin se nëse nuk bëhet kampion me Hajvalinë, do t’i kthejë të gjitha rrogat klubit.
Hajvalia këto para do t’i dorëzon sipas marrëveshjes SOS Fshatit të Fëmijëve.
Për më tepër, lexoni deklaratën e plotë të Hajvalisë në fotografinë brenda artikullit.