DURRËS
Kuqezinjtë mbajnë stërvitjen e parë
10 November, 2015 @22:38
Kombëtarja shqiptare në futboll që është grumbulluar në Durrës ka mbajtur sonte stërvitjen e parë në Durrës.
Sipas raporteve të mediave shqiptare, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Xhimshiti, Ledian Memushaj, Migjen Basha dhe Frederic Veseli kanë qenë të parët në fushë, ndërsa Elseid Hysaj dhe Taulant Xhaka kanë qenë në element gjatë ushtrimeve.
Gianni De Biasi ka dalë në mes të fushës dhe i ka organizuar lojtarët për stërvitjen e parë, derisa mungesa të vetme në kombëtare kanë qenë Lorik Cana dhe Amir Abrashi, që do t’i bashkohet grupit sonte vonë.